Biden: “Agresioni i Putinit në Ukrainë po afron Evropën me NATO-n”


Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një intervistë të transmetuar të shtunën, ka thënë se një nga qëllimet e tij kryesore strategjike ndërsa Rusia pushton Ukrainën është të mbajë NATO-n dhe Bashkimin Evropian të bashkuar.
“Qëllimi im që në fillim ishte të sigurohesha që të mbaja të gjithë NATO-n dhe Bashkimin Evropian në të njëjtën anë. Sepse e vetmja gjë që mendoj se Putini mendoi se mund të bënte ishte të ndante NATO-n. Dhe kjo nuk ka ndodhur”, citohet të ketë thënë Biden.

Biden parashikoi gjithashtu se Rusia do të paguante një çmim të rëndë si në planin afatgjatë ashtu edhe në atë afatshkurtër për agresionin në Ukrainë, duke shtuar se konflikti po afron Evropën dhe NATO-n.
“Ai po prodhon efektin e kundërt që kishte synuar”, tha Biden për Putinin. Kur u pyet për sanksionet, Biden argumentoi se ai beson se kjo është një nga mënyrat e vetme për të penalizuar Rusinë pa rrezikuar luftën në shkallë globale.

“Ju keni dy opsione. Filloni një luftë të tretë botërore, shkoni në luftë me Rusinë, fizikisht. Ose dy, sigurohuni që një vend që vepron kaq në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të paguajë një çmim”, tha Biden.
Ai gjithashtu vuri në dukje armët mbrojtëse dhe ndihmën ekonomike që SHBA po i ofron Ukrainës ndërsa vendi vazhdon të shmangë përparimin rus./CNN/

Baby Boo