Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në takim me strukturat e degës së PDSH-së në Saraj dhe Çair


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot zhvilloi takim me strukturat e degës së Sarajit dhe Çairit, ku ishin prezent kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve përkatëse. Në këtë takim, siç njoftoi zyra për informim e PDSH-së, Thaçi foli për situatën aktuale politike me theks të veçantë për rëndësinë e zhbllokimit të proceseve integruese dhe për rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, duke vënë në pah kontributin e lartë të faktorit ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Thaçi gjithashtu bashkëbisedoi me strukturat partiake për veprimet e mëtutjeshme, me qëllim të forcimit të forcës politike, siç thotë, duke e pasur parasysh interesimin e madh të shqiptarëve për anëtarësim në PDSH.

Baby Boo