Kryetari i Novo Sellës dënohet me 18 muaj burg


Pas dëgjimit kryesor të sotëm, gjykata e Strumicës shqiptoi vendimet për kryetarin e Novo Selës, Boro Stojçev dhe njerëzit e tjerë që u kapën në lokalitetin rreth Popova më 10 korrik për transportimin e cigareve. Siç është njoftojnë nga gjykata, kryetari i komunës Stojçev u dënua me burgim prej një viti e gjashtë muaj derisa djali dhe nipi i tij u dënuan me një vit burgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për arsye shëndetësore, gruaja e kryetarit të komunës mori një dënim të kushtëzuar, ndërsa personi i cili duhej të monitoronte terrenin nga policia u dënua me tetë muaj burg.

Prokuroria Publike Themelore para debatit të sotëm ndryshoi aktakuzën dhe të dyshuarit nuk u gjykuan për kontrabandë, por për një vepër penale të përpjekjes për të transferuar mallra të padeklaruar.

Të gjithë të akuzuarit i kanë pranuar veprat penale me çka kanë të drejtë të ankohen deri tek Gjykata e Apelit në Shtip. Sipas akt-gjykimit shfuqizohet edhe masa e paraburgimit për të cilën prokuroria ka të drejtën e ankimit.

Kryetari i Novo Serllës me të afërmit e tij ishte kapur dy kilometra afër vendkalimit kufitar në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku nëpërmjet dy veturave kontrabandonte 33 mijë kuti cigaresh nga marka Kalipso në shumën e një milion e 200 mijë denarë. /Telegrafi/

Baby Boo