Maqedoni, numri i vik*timave është rritur me 35%


Gjatë javës së fundit përqindja e vik*timave nga virusi korona është rritur për 35.4% në krahasim me një javë më parë. Nga 172 vik*tima, shpërndarja gjeografike e të cilëve është në 23 qytete, shumica, përkatësisht 135 janë të moshës mbi 60 vjeç. Gjatë harkut kohor nga data 9 deri më 15 nëntor janë regjistruar 7355 raste me virus korona, në 35 qytete në vend. Krahasuar me javën paraprake janë regjistruar vetëm 75 raste më shumë.

Përqindja e të infektuarve nga numri i përgjithshëm i të testuarve është 35%, ose 2% më pak se java paraprake. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik për harkun kohor 9 deri 15 nëntor, janë bërë 20 980 testime, me një rritje prej 6.4% nga java paraprake. Gjatë seancës së fundit Qeveria i dha leje Ministrisë së Shëndetësisë që në rast të nevojës të porosisë teste të shpejta pa konkurs publik. Ministria këtë vendim e vlerësojnë si të rëndësishëm

Baby Boo