Kryetari i Londrës është mysliman, agjëron, s’pi alkool, por defilon bashkë me LGBT rrugëve të qytetit


Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka defiluar në një paradë masive me dhjetëra mijëra njerëz për komunitetin LGBT në Britani. Parada që u mbajt gjatë ditës së sotme ishte më e larmishme se kurrë.

“Këtu në Londër, ti je i lire të jesh kushdo që deshiron të jesh, dhe ta dashurosh këdo që dëshiron ta dashurosh”, është shprehur, Khan.

Khan i takon fesë myslimane, ai agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit dhe nuk pi alkool. Londinezët që në masë të madhe janë te krishterë kanë votuar masivisht për Khan-in.

Khan shihet duke defiluar në paradë bashkë me pjesëtarëe e këtij komuniteti, që e mbështet dhe e respekton mënyrën e jetesës së qytetarëve që ai i përfaqëson.

Parada e Londrës filloi në një ditë të nxehtë me diell me një flamur të ylbertë në “Regent Street”.

Baby Boo