Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së


Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga drejtori i Komisionit për lidhje fetare, Darjan Sotirovski, sot zhvilloi takim me udhëheqësit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga Reis Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, shkruan Telegarfi Maqedoni.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale në interes të BFI-së, si dhe për problemet e funksionimit të myftinisë.

Për BFI-në temat me interes ishin lidhjet me institucionet arsimore, me theks të veçant problemi i statusit të shkollave të cilat propagandojnë dhe mësojnë fanatizmin dhe radikalizmin fetar.

Kryeministri Zaev i paraqiti qëndrimet e Qeverisë për respektimin dhe nevojën e lirive fetare të qytetarëve dhe për përmirësimin e komunikimit me bashkësitë featre, zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e besimit të ndërsjellë si faktor kryesor për ngritjen e një shoqërie të përbashkët.

Baby Boo