Reagim i Komitetit të Helsinkit për gjuhën e urrejtjes ndaj Blendi Hodait të UNSHM-së

Kër*cënimet brutale dhe gjuha e urrejtjes ndaj aktivistit të ri Blendi Hodai janë shembulli më i freskët që shoqëria jonë duhet të merret plotësisht me këtë dukuri e cila ka efekte shkatërruese afatgjate në marrëdhëniet ndëretnike dhe kohezionin e përgjithshëm shoqëror.

Si organizatë që monitoron rregullisht situatën me krimet e urrejtjes Komiteti i Helsinkit paralajmëron vazhdimisht për lidhshmërinë mes gjuhës së urrejtjes e cila është ruajtur dhe ushqyer me dekada dhe nga ana tjetër rastet e dhu*nës të cilat fatkeqësisht shpesh përfundojnë në pasoja fatale. Vitet e fundit Komiteti ka regjistruar tendencë shqetësuese për rritjen e veprimeve të urrejtjes në vend ku shumica e vik*timave dhe kryerësve të veprimeve të tilla janë të rinj. Me çka baza më e zakonshme për incidente të dhunshme te të rinjtë është përkatësia etnike.

Në rastin e Blendi Hodait i cili si kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të RMV-së aktualisht është aktiv në përfaqësimin e kërkesave të nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me organizimin e klasave në vitin e ardhshëm shkollor, kër*cënimet dhe fyerjet bazuar në përkatësinë e tij janë përdorur padyshim për të zhvlerësuar dhe su*lmuar angazhimin e tij si aktivist.

Dhe pikërisht për shkak të numrit të madh të jetës së re të shuar dhe shkatërruar para kohe për shkak të urrejtjes ndaj të ndryshmes Hodai dhe çdo i ri që me vetëdije është i angazhuar në jetën shoqërore me qëllim të përmirësimit dhe promovimit duhet të marrë mbështetje dhe mbrojtje të gjerë.
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut