KRYEMINISTRI ZAEV NA GARANTON JETË MË TË MIRË NGA MUAJI KORRIK-2019!


Shkruar nga: R.Ademi

KRYEMINISTRI ZAEV NA GARANTON JETË MË TË MIRË NGA MUAJI KORRIK-2019.

PO TË BLENI MALLRA USHQIMOR NË VLERË PREJ 6000 DENARË, SHTETI DO JU KTHEN 45 DENARË!!!!!!!

Kryeministri Zaev, fatin e e mbi 1.000.000 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e shëndron në LLOTARI-BINGO

Dikur ish kryeministri Gruevski organizonte llotari me kuponat fiskale, tanI kryeministri aktual, ZORAN ZAEV me gojën plotë ka deklaruar se nga muaji korrik-2019-të nga cdo kupon fiskal do të kthehen 15 përqind e TVSH-së.

Më thjeshtë nëse mund t’a ilustrojm, nëse keni ble produkte ushqimore në një market në vler prej 6000 denarëve, TVSH-ja për produktet ushqimore është zakonisht 5 përqind.
Pra shuma totale e TVSH-së është 300 denarë.

Nga shuma e 300 denarëve po të ktheni 15 përqind TVSH del se përfundimisht në konto do të keni 45 denarë.

Si duket më shumë kthen para Lyoness Macedonia, se sa qeveria e cila buxhetin e siguron nga qytetarët!

TURP me kësi llojë manipulimesh!

Ky popull kërkon standard më të mirë jetësor, vende pune me rroga dinjitoze,kërkon që të ketë dinjitet e jo cdo herë të jetë i varur nga një rrogë prej 300 euro, që të ketë statusin social.

Kur një kirurgë në Spitalet shtetërore në Maqedoni, rrogën bazë e ka 700 euro, tregon qartë se në këtë shtetë për tjerët kategori të të punësuarve( cerdhe, shkolla, ministri, administrat të spitaleve dhe ministrive dhe institucione tjera) asnjëher nuk do të bëhet më mirë, përvec njerëzve që me manipulime bëhen milioner.

Kryeministër këta lojra politike nuk kalojnë tek qytetarët, të cilëve u ka plas durimi.

Andaj cdo ditë masovikishtë komunat zbrasen nga Maqedonia për shkak të dëshprimit nga politika juaj dhe gjithë politikanëve që udhëhoqën këtë shtetë plot 30 vite me intriga.

Baby Boo