Kryeministri paralajmëron masa ligjore ndaj zyrtarëve që shpallën tender për “Plazma”


Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimit në media se Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka shpallur tender për blerjen e “Plazma”-s dhe produkteve tjera serbe. Ai thotë se do të merren masa ndaj përgjegjësve.

“Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe produkte tjera të prodhuara në Serbi janë paraparë të blihen përmes një tenderi prej 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Për këtë ka reaguar kryeministri Haradinaj, i cili thotë se është në pritje të pergjigjes nga institucionet relevante, dhe më pas do të merren masa ndaj personave përgjegjës.

Ndryshe, produktet ushqimore, të permendura në tender, që parashihen të blihen, janë të destinuara për një numër të madh të institucioneve qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë.

Produkte ushqimore të prodhuara në Serbi, siç janë: “Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe disa të tjera janë paraparë të blihen përmes tenderit publik 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Baby Boo