Mediat serbe ofendojnë vajzën e Bill dhe Hillary Clintonit: Edhe kjo k**a i mbështeti kroatët


Serbët nuk po mund të pajtohen me “fatin e zi” që armiqtë e tyre, siç i quajnë kroatët, e eliminuan nga Botërori në futboll, mikun e tyre më të madh, Rusinë.

Kështu, ata i konsiderojnë për dushmanë të vetët të gjithë ata të cilët iu gëzuan fitores së Kroacisë në Moskë.
Madje, kanë shkuar aq larg sa edhe publikisht në mediat e Beogradit është quajtur “kurvë” vajza e Bill dhe Hilary Clintonit, Chelsea, për shkak se shprehu kënaqësi për fitoren e Kroacisë.

Me titull “EDHE KJO KURVA E KA MBËSHTETUR KROACINË! Vajza e Hillary Clintonit e mahnitur nga disfata e Rusisë”, gazeta serbe “Informer” shkruan se Chelsea “ka mbështetur Kroacinë, ndoshta as që e ka ditur për kë bën tifozeri, por sigurisht i është gëzuar disfatës së Rusisë”.

“Kjo ndoshta edhe s’do të ishte aq e pazakontë sikur prindërit e saj të mos jenë armiq të dëshmuar të Serbisë, ndërsa me këtë twitt Chelsea u rreshtua në kolonën e njëjtë. Disfatën e Rusisë e feston si disfatë të Serbisë!”, shkruan gazeta serbe.

Ajo përkujton edhe se ish-sekretarja e shtetit e SHBA-ve dhe kandidate presidenciale, Hillary Clinton, “dikur thoshte se serbët duhet të ndëshkohen për krimet e tmerrshme të luftës”.

“Është e qartë se në këtë e ka mbështetjen edhe të vajzës së saj”, përfundon “Informer”.

I gjithë ky mllef i pashfrenuar i medias serbe vjen vetëm për shkak se Chelsea Clinton në Twitter kishte shkruar “Croatia!!!!!!!!!”. Asgjë më shumë!

Baby Boo