Kryeministri i Spanjës zbulon planin për të hequr kufizimet e koronavirusit


Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka paraqitur një plan për të hequr gradualisht kufizimet në vend, gjashtë javë pasi këto ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koroanvirusit.

Kufizimet pandemike duhet të hiqen në katër faza, secila zgjat dy javë, në një proces që pritet të përfundojë deri në fund të qershorit, tha Sanchez.

Pas kësaj, vendi do të kishte arritur një “normë të re’’.

Gjatë këtyre fazave, gjithnjë e më shumë dyqane, restorante dhe kisha do të rihapen.

Pastaj vijnë palestra, kinema, teatro dhe hotele, tha Sanchez pasi kabineti i tij ishte takuar për disa orë. Fillimisht, 30 përqind e numrit të zakonshëm të klientëve duhet të lejohen, dhe kjo përqindje gradualisht do të rritet në 50 përqind.

Qasja zbatohet në të gjithë vendin, por mund të zbatohet me shpejtësi të ndryshme në varësi të asaj se sa rajone u prekën nga virusi.

Baby Boo