Kryeministri grek do të vaksinohet publikisht që të jetë shembull për qytetarët


Vetë kryeministri tha se synon të vaksinohet publikisht dhe do t’u bëjë thirrje edhe partive politike edhe ata të bashkohen për të qenë shembull edhe për ata që janë skeptikë ose mosbesues, tha zëdhënësi grek i Qeverisë, Stelios Pecas në konferencën e sotme të rregullt për shtyp dhe shpjegoi se do të zhvillohet një fushatë informimi për t’i bindur qytetarët për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës.

“Përmes shembullit të Kryeministrit grek dhe personazhëve të tjerë të rëndësishëm nga Greqia, si edhe përmes grupeve të caktuara si punonjës shëndetësorë ose kategori të prekshme, popullata e përgjithshme do të shohë se është e sigurt të vaksinohen dhe do ta konstatojnë efektivitetin e vaksinës. Për të ndihmuar që kjo të ndodhë më shpejt, jo më vonë, sepse është e rëndësishme shpejtësia me të cilën shoqëria jonë do ta fitojë imunitetin e dëshiruar, ne do të kryejmë një fushatë për vaksinim në periudhën janar-mars”, shpjegoi Pecas.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, në lidhje me atë nëse Greqia do të kërkojë “konfirmim për vaksinim” për hyrje në vend, zëdhënësi i qeverisë greke tha se megjithëse kishte diskutime të tilla brenda dhe jashtë vendit, tani për tani ata janë të përqendruar në bindjen e popullatës për t’u vaksinuar.

Baby Boo