Kryeministri britanik: Pushtimi i Ukrainës do ta trondiste botën


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të trondiste mbarë botën.

Kështu është shprehur ai në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë.

Ai ka theksuar se në këtë rast duhet “të jemi të sinqertë e të palëkundër”, dhe se sipas tij, “nuk duhet të nënvlerësohet rëndësia e këtij momenti”, shkruan “BBC”.

Gjatë fjalimit të tij në konferencë, Johnosn ka deklaruar se nuk e di se cili është synimi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, por që siç thotë ai, “horizonti është i zymtë”.

Megjithatë, Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ende shpreson në suksesin e dialogut dhe diplomacisë.

Baby Boo