Kryediplomatja spanjolle premton ratifikimin e shpejtë të protokollit për NATO

epa07822253 Arancha Gonzalez Laya, Executive Director, International Trade Centre (ITC) attends the closing plenary session of the World Economic Forum on Africa (WEF) at the Cape Town International Convention Centre, South Africa, 06 September 2019. The World Economic Forum on Africa was held 04-06 September 2019. EPA-EFE/NIC BOTHMA

Ministrja e Jashtme dhe për Evropë e Spanjës, Arança Gonzales Laja, ka thënë se vendi i saj mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në konferencën e përbashkët për media me homologun e saj nga vendi, Nikolla Dimitrov, pas takimit që zhvilluan sot në Madrid, tha se Spanja i ka ofruar vendit mbështetje në shumë mënyra viteve të fundit. Ajo ka përshëndetur reformat e bëra në vendi për, siç tha, përmirësimin e gjendjes së shtetit, si dhe për avancimin e rrugën drejt integrimit në BE. Sa i përket protokollit për anëtarësim në NATO, ajo deklaroi se është në procedurë e sipër dhe shprehu bindjen e saj se së shpejti do të përfundoj.

ARANÇA GONZALES LAJA, MINISTRJA E JASHTME DHE PËR EVROPË E SPANJËS

“Dua të njoftoj se ia kam përcjellur minsitrit se që nga dita e parë që kam marrin postin e minsitres së Jashtme, jam siguruar që protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, që e di se është i rëndësishëm për ju, është në procedurë në Kongres dhe po shqyrtohet. Pres që procedura të përfundoj në Kongres dhe të kaloj në Senat dhe besoj se mund të përfundojmë të gjitha procedurat që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare zyrtare e familjes së NATO-s”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, është shprehur optimist se Maqedonia e Veriut posedon “përbërësat” për të filluar negociatat për anëtarësim në BE. Duke e komentuar deklaratë e fundit të presidentit francez, Emanuel Makron, të bërë gjatë konferencës së Mynihut, ai tha se kanë marrë sinjale pozitive dhe Këshilli Evropian do të sjell një vendim në muajin mars.

NIKOLLA DIMITROV, MPJ

“Ne jemi vazhdimisht optimist. Këshilli Evropian do të sjellë një vendim në mars. Samiti i Zagrebit që do të mbahet në maj ka të bëjë më shumë me mesazh politik dhe plan ekonomik për rajonin. Mendoj se përbërësit për arritjen e suksesit për anëtarësim është propozimi për metodologjinë e re, të ndryshohet mënyra e qasjes, procesi duhet të jetë më shumë kredibil dhe nga procesi duhet të përfitojnë ata që arrijnë suksesin”.

Ai ka komentuar se këtë herë, nuk do të jetë e lehtë që t’i thuhet jo Maqedonisë së Veriut, pasi një gjë e tillë sipas tij, do të ishte e turpshme./SHENJA/

Baby Boo