Qeveria, gjatë seancës, do të shqyrtojë propozimin për shkarkimin e Kocevskit

Qeveria pritet të shqyrtojë dhe miratojë propozimin për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm shtetëror Ljupço Kocevski gjatë seancës së sotme. Kryeministri Hristijan Mickoski më herët theksoi se Qeveria mund ta nisë procedurën, por nuk mund ta shkarkojë vetë, pasi duhet të merret një mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë brenda 15 ditëve.

Procesi mund të zgjasë disa javë, madje edhe muaj. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur propozimin për shkarkim me arsyetimin se Prokuroria po përballet me probleme në funksionimin e saj, duke akuzuar gjithashtu për veprime të paligjshme dhe korrupsion.

Kocevski i mohon këto akuza dhe ka deklaruar se do të tërhiqet nëse vërtetohet ndonjë shkelje disiplinore.