Kryediplomati hungarez: Çështja e azilit të Gruevskit është ligjore, jo politike


Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó ka thënë shteti i tij do ta trajtojë kërkesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski për azil politik, si çështje ligjore dhe jo politike.

Në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Szijjártó ka thënë se autoritetet do ta trajtojnë këtë çështje bazuar në ligjin ndërkombëtar.

“Mund t’iu them një gjë: Ne do ta shikojmë këtë çëshjtje në aspektin ligjor dhe jo atë politik. Autoritetet tona relevante, autoritetet e imigrimit do t’i kryejnë procedurat, bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe do të shohim rezultatet”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arratisur të martën drejt Hungarisë, vend në të cilin ka njoftuar se ka kërkuar azil politik. Autoritetet e Maqedonisë kanë qenë në kërkim të tij, pasi ai është dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Baby Boo