Kroacia ua ka shlyer borxhet më shumë se 150.000 qytetarëve


Kroacia ua ka shlyer borxhet më shumë se 150.000 qytetarëve të bllokuar, të cilët shtetit dhe personave juridikë të ndërlidhur me të i kanë pasur borxh 10.000 kuna (1.360 euro) plus norma e interesit.

Kryeminstri Andrej Plenkoviq deklaroi se borxhet janë shlyer në bazë të Ligjit të ri për shlyerje të borxheve për persona fizikë, të cilët kanë pasur borxh deri në 10.000 kuna plus normën e interesit, me çka tërësisht janë zhbllokuar 6.248 qytetarë. Vlera e borxhit të shlyer është 1.338 miliardë kuna.

Më shumë qytetarë, të cilëve shteti ua ka shlyer borxhin ka në Zagreb, 28.743, në Split 4.302, në Osijek 3.701, dhe në Rijekë 3.842. Bëhet fjalë për shlyerje të borxhit ndaj shtetit dhe personave juridikë, themelues apo pronar i vetëm të cilëve është shteti, siç është Radiotelevizioni i Kroacisë apo Enti kroat për sigurim shëndetësor.

Baby Boo