Edukimi politik, Shaqiri: “MASH e gatshme ta përfshijë në procesin mësimor”


Nëse duam të krijojmë të rinj të interesuar për ndryshime pozitive në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë, gjatë edukimit duhet t’i formësojmë ata në atë mënyrë theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
“Për këtë duhet të pastrojmë tekstet dhe të përfshijmë tema që kanë munguar deri më tani, përfshirë ato që kanë të bëjnë me edukimin politik. Procesi i përgatitjes hap pas hapi të materialeve të reja mësimore, sipas planprogrameve të reja, është në process.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Shaqiri thotë se do të ishte mirë që në 3 klasat e larta të arsimit fillor, të futen më shumë përmbajtje dhe orë të dedikuara për edukim politik. Ai vuri në dukje se Ministria është gjithmonë e gatshme të dëgjojë zërin e të rinjve, të cilëve u referohen këto reforma.
Këto komente minsitri Shaqiri i bëri në konferencën “Përfshirja e edukimit politik në sistemin arsimor”, organizuar nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik.

Baby Boo