Kroacia përshëndeti marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin


Kroacia përshëndeti marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe pret hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ministria për punë të jashtme përshëndet marrëveshjen për emrin mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë. Kroacia pret që Maqedonia të hap bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të bëhet anëtare e NATO-s”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kroacisë, përcjell Portalb.mk.

Në njoftim po ashtu thuhet se “në këtë rrugë ashtu si deri më tani, Maqedonia do të ketë përkrahjen e plotë nga Kroacia”.

Baby Boo