Krizë për punëtorë në Tetovë, të rinjtë kanë shkuar jashtë vendit


“Numri i të papunëve në qytetin e Tetovës dhe rrethinë, sipas të dhënave zyrtare të Byrosë për Punësim është rreth 20 mijë. Por pavarësisht kësaj, situata në terren është krejtësisht ndryshe. Çdo i dyti dyqan kërkon punëtor dhe nuk e gjejnë dot”.

Kateringu është në gjendjen më të vështirë për të gjetur punëtorë. Disa hotelierë në Tetovë gjatë muajve të fundit kanë rritur pagat për të tërhequr punëtorë, por më kot.

“Duke pasur parasysh rrethanat në vend, veçanërisht në Tetovë në zonën tonë, nevoja është shumë e madhe. Për shkak të migrimit, shumë të rinj kanë emigruar kryesisht jashtë vendit. Ka mungesë të madhe punëtorësh. Edhe pse shefi i kuzhinës merr nga 35 deri në 90.000 denarë nga minimumi në maksimum, me orar të plotë, ndërsa kamerierët nga 350 deri në 650 euro, ata ende nuk janë të kënaqur”, tha Abedin Sadiki, shef i restorantit.

Përveç hotelierëve, edhe butikët kanë krizë për punëtorët. Kërkojnë punëtorë në rrugën e famshme me butikë në Tetovë, por askush nuk raporton.

Situata ekonomike në Maqedoni është fatkeqësi dhe të rinjtë po largohen nga Maqedonia për një jetë më të mirë. Në Maqedoni dihet rroga mesatare, nuk mjafton për një familje. Por, për fat të keq, të rinjtë nuk duan punë. Punonjësit kërkohen por nuk janë të regjistruar. Ata duan rrogën e Gjermanisë dhe punën në Maqedoni”, tha Adnan Idrizi, pronar i një butiku.

Rreth 20 mjekë dhe rreth 80 infermierë kanë vite që presin punësim në Entin për Punësim në Tetovë. /Alsat.mk

Baby Boo