Kritikat e shumta, shikoni reagimin epik të Mourinhos (VIDEO)


Jose Mourinho është padiskutim një nga trajnerët më të ndjekur në botë dhe gjithmonë kur strategu portugez flet, prodhon lajm.

“Special One” është kritikuar tepër së fundmi për lojtarë që ka aktivizuar në ekipet ku ka drejtuar, ku vihet re një moshë e madhe mesatare dhe mungesë e talenteve.

Për këto kritika, Mourinho ka thënë: “Te Manchester United, Scott McTominay është lojtari më i mirë.

Raphael Varane, është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Ndoshta po, të gjitha kritikat që kam marrë për mungesën e talenteve, janë të vërteta”, ironizoi strategu portugez.

Tashmë, Mou është në krye të Tottenham dhe po punon me një skuadër relativisht të re në moshë. Deri më tani, strategu ka marrë rezultate shumë pozitive në krye të skuadrës londineze.

Baby Boo