Gjorgiev: Në librat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të ketë nga pesë ndryshime

Ekipi nga Maqedonia e Veriut në komisionin dypalësh për çështje historiko-arsimore me Bullgarinë në konferencën për media prezantoi vendimet e miratuara të Komisionit për nderimin e përbashkët të figurave të caktuara historike si dhe rekomandimet për përmirësimin e teksteve në librat e historisë.

Baby Boo

“Këto janë rekomandime që iu referohen librave shkollore të Maqedonisë ashtu edhe të bullgarisë dhe bëhet fjalë për pesë rekomandime që secila nga palët duhet t’i zbatojë si dhe ato i referohen periudhës antike. Në të ardhmen, autorët e teksteve duhet t’i marrin parasysh këto rekomandime. Rekomandimet i referohen mospërputhjeve strukturore dhe gabimeve në data dhe lokacione”, ka thënë Dragi Gjorgiev, kryetar i komisionit.

Përsa i përket riteve të përbashkëta, kriteret kryesore ishin promovimi i vlerave universale, kontributi në kulturën dhe traditën e krishterë të këtyre viseve si dhe kontributi në shkrim-leximin mbarësllav, tha Dragi Gjorgiev nga Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore. Sipas tij, ky komision nuk duhet me çdo kusht të marrë vendime për çështjet për të cilat ka mosmarrëveshje mes dy palëve.