Krim në familje, burri vret gruan me mjete të forta


Një tjetër krim i rëndë godet familjen shqiptare.

Një grua 40-vjeçare humbi jetën në spital, mbrëmjen e së premtes, si pasojë e dhunës ekstreme që dyshohet se u ushtrua mbi të me mjete të forta nga bashkëshorti. Policia vendore njoftoi se Ardiana Shaholli, 40 vjeçe, banore e Spitallës, u dërgua në gjendje të rëndë dhe me dëmtime në kokë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, rreth orës 20.00 të së premtes.

Si pasojë e plagëve të rënda në kokë, shkaktuar nga goditja me mjete të forta, gruaja e re nuk ka mundur të mbijetojë. Nga hetimet e para i dyshuar për krimin e rëndë është bashkëshorti i saj 42-vjeçar, Çlirim Shaholli, që u ndalua nga policia. Çifti Shaholli ishin prindër të 6 fëmijëve.

Xhelozia e sëmurë e bashkëshortit dhe vështirësitë ekonomiko-sociale kanë qenë vazhdimisht në qendër të konfliktit mes bashkëshortëve që ishin zhvendosur nga zona e Korçës në lagjen periferike të Durrësit, vite më parë për një jetë më të mirë.

Edhe pasditen e kaluar ata u përfshinë në një tjetër konflikt që përfundoi në dhunë ekstreme fizike, duke i marrë jetën 40-vjeçares.

Top Channel

Baby Boo