Maqedonia e Veriut në vitin 2023 në krye të OSBE-së


Vlerat demokratike në të cilat bazohet Organizata për Siguri dhe Stabilitet në Evropë, me të cilën Maqedonia e Veriut do të kryesojë gjatë gjatë vitit të ardhshëm, do të vazhdojnë të mbeten prioritet, por në kushte të krizës ushtarake në kontinent. Pikërisht për këtë arsye, sipas shefit të diplomacisë, detyra e vendit si kryesuese me OSBE-në do të jetë të inicojë debate për marrjen e vendimeve në dobi të sigurisë energjetike dhe sigurisë së ushqimit dhe të ujit, si dhe prioritete të imponuara pas luftës në Ukrainë.

Në periudhë të luftës së re në Evropë, Maqedonia e Veriut do të jetë në krye të organizatës më të madhe të sigurisë, OSBE, në të cilën janë anëtare 56 vende nga tre kontinente përcjell KlanM. Prioritetet për veprim, nga fillimi i vitit 2023 dhe gjatë tij, do të jenë të orientuara pikërisht nga ngjarjet rreth agresionit rus në Ukrainë, vuri në dukje shefi i diplomacisë Bujar Osmani në fjalimin e sotëm në Vjenë, para ambasadorëve të Këshillit të përhershëm të organizatës.

Në vitin 2023 Maqedonia e Veriut do të sigurojë udhëheqje politike të OSBE-së duke u përpjekur të kontribuojë në proceset për stabilitet më të madh, gjë që është kritike për sigurinë evropiane në tërësi. Do të jemi të vendosur dhe të kujdesshëm, por edhe realistë. Do të mbështetemi në përvojën tonë në menaxhimin e sfidave të ndryshme. Për fat të keq jetojmë në erë turbulencash. Situata në rajonin e OSBE-së është kritike. Prioritetet janë në korrelacion me pasqyrën aktuale politike dhe duhet ta pasqyrojnë interesin e përgjithshëm të Organizatës në kohë krize,”deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme.

Sa do të mundet një vend i vogël kryesues të bëjë në lidhje me atë që për momentin më shumë e shqetëson gjithë kontinentin, siguria enegjetike dhe pasojat që pasqyrohen në çdo aspekt të jetës?

“Këto janë tema bashkëkohore që hyjnë në kornizën tonë të prioriteteve përmes të cilave do ta ruajmë aktualitetin gjatë kryesimit tonë. Më tej edhe përballjen me kërcënimet hibride, me lajmet e rrejshme si sfida bashkëkohore, por edhe me avancimin e të drejtave themelore të njeriut, të demokracisë, të barazisë në çdo aspekt,”deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme.

Si vend me model specifik multietnik të demokracisë, Maqedonia e Veriut si kryesuese me BE-në, do të përpiqet ta bartë përvojën e saj, të fituar në mes tjerash edhe me ndihmën e kësaj organizate në momente kritike për vendin.

Baby Boo