Kreu i Statistikës, Simovski pishman: Mund të regjistrohet etnia, por s’ka rëndësi a jemi maqedonas apo shqiptarë!


Drejtori i Entit të Statistikës në Maqedoni, Apostol Simovski, ka reteruar nga qëndrimi i tij i prerë para një muaji, se në regjistrimin e vitit 2020 nuk do të shënohet përkatësia etnike dhe fetare.Ai ka deklaruar se pas qëndrimit të tij ka pasur reagim të madh nga qytetarët, andaj nuk përjashtohet mundësia që grafa për shënimin e etnisë dhe religjionit të shtohet.

”Sa të jem unë drejtor i statistikës nuk do të lejoj politizimin e procesit. Ky është proces statistikor dhe jo politik. Nuk është me rëndësi a je maqedonas apo shqiptarë kur të gjithë po ikin nga këtu” – ka deklaruar Simovski në “Otvoreno” të TV Alfa.

Baby Boo