Kreu i LSDM në Ohër dhe deputetja e BDI-së rehatojnë familjarët me pagë 46 mijë denarë


Tema e nepotizmit nga pushteti aktual duket se po jep rezultate të larta edhe atë nëpër institucione të ndryshme, e që kjo gjë po shqetëson jashtëzakonisht qytetarët, shkruan magazin.

Sipas Magazin, punësimet e fundit që janë bërë në agjencionin për kontroll M-NAV ku pagat lëvizin nga 45 mijë deri në 85 mijë denarë, mes të punësuarve janë edhe familjarë të funksionarëve të lartë partiak.

Kështu, para disa ditëve në punë ka filluar Antonio Kocovski nga Ohri, i cili është dhëndri i kreut të LSDM në qytetin e Ohrit njëherit biznesmenit Laze Tanevski, por që fakt është se në këtë kompani ndër vite punon edhe babai i tij Goran Kocovski, e paga e tij do jetë hic më pak se 46 mijë denarë, ndërkohë që një tjetër i punësuar në këtë kompani para disa ditëve është dhe Veton Hadri ndryshe djali i deputetes Shpresa Hadri. Edhe pse me profesion arkitekt ai në Agjencinë për kontroll të fluturimeve do të merr pagë prej 46 mijë denarë.

Baby Boo