Deputetja që merr 11.000 euro për harxhime rrugore, thotë se rritja e akcizës nuk ndikon te të varfrit


Deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska në seancën kuvendore të Komisionit për Financime dhe Buxhet, ka thënë se rritja e akcizës së naftës nuk do t’i godasë të varfrit, pasi që ata nuk posedojnë vetura, njofton Portalb.mk.

Komisioni dje ka diskutuar për propozimin e VMRO-DPMNE-së që të shfuqizohet rritja e akcizës së dizelit prej tre denarëve, e cila ka hyrë në fuqi prej 1 janarit. Shumica në Komision për Financim dhe Buxhet e ka hedhur poshtë propozimin e opozitës, ndërkaq arsyetimin për mospranim të propozimit e ka dhënë Stojçevska, e cila vitin e kaluar ka marrë 11.736 euro për harxhimet rrugore.

“Rritja e akcizës së dizelit nuk do t’i godasë qytetarët e varfër pasi që 60% e amvisërive të varfra në Maqedoni nuk kanë vetura”, tha deputetja e LSDM-së nga Dellçeva.

Baby Boo