Ligji për lojërat e fatit në Maqedoni, deputetët Zendeli dhe Bilalli do të iniciojnë ndryshime


“Deputetët e Lëvizjes BESA do iniciojnë edhe ndryshime në ligjin e lojërave të fatit në bazë të kërkesave të parashtruara nga ana e Lëvizjes “Anti-bixhoz””, kështu kumtuan nga Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami pasi që ky i fundit realizoi takim me Lëvizjen “Anti-bixhoz”, transmeton Portalb.mk.

Lëvizja BESA shprehu gatishmërinë për të përkrahur iniciativat fisnike që kanë të bëjnë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Lëvizja BESA do të jetë gjithmonë në krahë të Lëvizjeve apo iniciativave që luftojnë dukuritë negative dhe që merren me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Lideri Kasami në takim ishte i shoqëruar edhe nga deputetja, Teuta Bilalli dhe kryetari i degës së Tetovës, Gazmend Aliu.

Përndryshe, deputetë të Lëvizjes BESA janë Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli.

Baby Boo