Krasniqi: “23 vjet më parë, çizmet e lu*ftëtarëve të Brigadës 138 thyen kufirin shqiptaro-shqiptar”


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Betejën e Koshares.
“9 prilli i vitit 1999, dita kur filloi Beteja e Koshares, shënon një ndër datat më të lavdishme të lu*ftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër fitoret më të mëdha ndaj ushtrisë pushtuese serbe e jugosllave”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se “operacioni “Shigjeta” do të mbahet mend edhe për fundin e kësaj padrejtësie 100 vjeçare”.
“23 vjet më parë, çizmet e lu*ftëtarëve të Brigadës “138”, nën komandën e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, që për një shekull i kishte ndarë dy shtetet tona”, ka thënë ai.

Baby Boo