Krahasuar me rrethin e parë, dalja në rrethinë e dytë është më e madhe


Për dallim nga raundi i parë ky raund ka treguar një rritje më të madhe të daljes së qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre deri në orën 13:00, këtë e thonë edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Në raundin e parë deri në orë 13:00 dolën në votim vetëm 10.22 për qind ose 135.906 qytetarë, pasi që, arsye ishte aparati i leximit të shenjave të gishtërinjëve që e çonte më ngadalë ecurinë e zgjedhjeve.

Kurse në raundin e dytë kemi një rritje edhe pse prapë me probleme të vogla teknike, deri në orën 13:00 kanë dalë në votim 269.684 votues ose 24,87 për qind.
Raundi i parë u zhvillua në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në raundin e dytë votohet në 44 komuna e po ashtu edhe në qytetin e Shkupit.

Baby Boo