Idri Istrefi me thirrje për gjithë struganët: “Të bëhemi bashkë kundër pushtetit të kalbur nga ko*rrupsioni i Ramiz Merkos”


Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Strugës, Idri Istefi përmes një video adresimi iu ka bërë thirrje të gjithë struganëve pa dallime politike apo etnike ti bashkohen shansit për shpëtimin e qytetit të Strugës.
Istrefi ka ftuar qytetarë nga të gjitha partitë politike, Besa dhe PDSH, VMRO, LSDM, Liberalët dhe E Majta, nga të gjitha përkatësit.
Ndiqeni të plotë adresimin e Istrefit

Ka ardhur koha të bëhemi bashkë! Ka ardhur koha që t’iu bëj thirrje çdo qytetari të Strugës, me ose pa përkatësi partiake, nga Aleanca dhe Alternativa, nga Besa dhe PDSH ja nga VMRO ja dhe LSDM ja nga Liberalët dhe E Majta, nga të gjitha përkatësitë etnike, religjioze dhe gjuhësore, nga të gjitha përkatësitë ideologjike dhe të çfarëdo grupi, kjo nuk është një betejë personale e Idri Istrefit, por është një betejë e madhe e struganëve kundër një pushteti të kalbur në korrupsion.

Struga është e struganëve dhe e çdo qytetari nga cepi i globit që e viziton atë. Struga nuk ka pronar.
Ky është koalicioni ynë i madh, koalicioni për STRUGËN. Votoni numrin 6 dhe gëzojuni fitores!-thotë mes tjerash Istrefi.

Baby Boo