Prodhuesit gjermanë të makinave goditen rëndë nga lu*fta në Ukrainë


Lu*fta në Ukrainë ka ndikuar me të madhe në sektorin gjerman të makinave për shkak të mungesës së autopjesëve nga furnizuesit ukrainas, duke detyruar prodhuesit e ekonomisë më të madhe evropiane që të ndalin përkohësisht prodhimin.

Javën e kaluar “Folksvagen” ka anuluar për tri ditë me radhë prodhimin e makinave elektrike në Fabrikën Cvikau dhe qe katër ditë në atë të Dresdenit. Tani, kompania ka vendosur të ndalë krejt prodhimin këtë javë në Fabrikën kryesore në Volfsburg.

Një përfaqësues i lartë i kompanisë ka thënë se ky hap radikal është marrë për shkak të ndikimit të luftës në Ukrainë. Ai ka thënë se pasojat po ndihen me të madhe në industrinë e automobilave.
Nëse vazhdon gjatë lufta në Ukrainë, atëherë “FaVe-ja” do të mundohet të gjejë furnizues të tjerë në vendet e tjera. Ekonomia gjermane ka ndërvarësi goxha të theksuar nga prodhimet ruse dhe ato ukrainase.

Baby Boo