Kovid-19/ Kreu “i pavdekshëm” i kultit të fundit të botës, në qendër të koronavirusit korean


Një kult misterioz i fundit të botës që pretendon se udhëheqësi i tij është i pavdekshëm dhe mishërim i Jezus Krishtit, është vënë në qendër të një përhapje të re të koronavirusit vrasës në Korenë e Jugut.

24 orët e fundit janë konfirmuar më shumë se 400 raste infektimi në Korenë e Jugut me virusin e ri COVID-19.
Prej tyre 150 janë në Daegu, qyteti i katërt më i madh i vendit.

Dy njerëz kanë vdekur në atë q autoritetet quajnë një epidemi “e rëndë dhe e paprecedentë”.

Por shumcia e rasteve të infektimit në Daegu, qytet tashmë i izoluar, janë zbuluar të kenë ardhur nga dega e kultit Shincheonji të Jezus Krishtit, që pretendon se Bibla është shkruar në një kod të tillë që mund të kuptohet vetëm nga udhëheqësi i tyre i pavdekshëm Lee Man-hee.

Një nga anëtaret e kultit, e njohur si Pacientja 31, është shpallur si nisësja e virusit, edhe pse ajo nuk ka qenë në Kinë.

Ndërkohë kreu i kultit 88 vjeçari Lee tha: “Përhapja e sëmundjes është një djallëzi e kryer nga Satani me qëllim ndalimin e rritjes së besimtarëve të Kishës sonë”.

Ndërsa anëtari tjetër i grupit, Pastor Shin Hyun-wook – tha: “Ndjekësit e besimit Shincheonji janë të paprekshëm nga virusi …njerëzit sëmuren vetëm nga mungesa e besimit.”

Baby Boo