Tryezë e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në lu*ftën kundër ko*rrupsionit”


Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së doganave Muarem Asani sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e mbajtur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i Tryezës së Rrumbullakët është të forcojë përpjekjet e institucioneve, me qëllim futjen e plotë të sistemit të integritetit, zbatimin e duhur të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe përmbushjen me sukses të udhëzimeve praktike për rregullat e zbulimit dhe menaxhimit ad-hoc. me rastet e konflikteve të interesit për anëtarët e Qeverisë, si pjesë e rekomandimeve nga raundi i pestë i vlerësimit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit – GRECO.

Në Tryezën e rrumbullakët fjalim mbajtën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski, Zëvendës Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian z.Julian Vassalo, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Biljana Ivanovska, Zëvendëskryetarја e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë znj. Slavica Grkovska, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Pjesëmarrja në këtë tryezë të rrumbullakët është pjesë e përpjekjeve të Drejtorisë së doganave për përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative në drejtim të luftës efikase dhe efektive kundër korrupsionit, që është një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë së doganave.

Baby Boo