Kovaçevski: Me masat e Qeverisë, faturat e qytetarëve për çdo muaj janë më të ulëta për 4.000 denarë


Kryeministri Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e sotme tematike me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë tha se si pasojë e masave të Qeverisë, qytetarët çdo mua po paguajnë fatura më të ulëta për rreth 4000 denarë.

“Me masat kundër krizës, faturat e qytetarëve janë më të ulëta për rreth 4.000 denarë në muaj. Po të mos ishin masat si ulja e TVSH-së nga 5% në 0% të produkteve ushqimore bazë, qytetarët do të duhej të paguanin 1500 denarë në muaj shtesë. Po të mos ishte ulja e TVSH-së për burimet energjetike të naftës dhe derivateve të naftës, vetëm në atë bazë, pa u ulur akciza, çdo qytetar në konsum mesatar do të paguante 300 denarë më shumë në muaj. Këtu përfshihen vetëm efektet e drejtpërdrejta të masës. Po ashtu, duke qenë se çmimet e energjisë janë një input i rëndësishëm në çmimet e pothuajse të gjitha produkteve, ulja e çmimit të tyre ndikon pozitivisht në çmimin e të gjitha produkteve, që do të thotë se bëhet fjalë për rreth 750 denarë kursime totale për amvisëri”, theksoi Kovaçevski në fjalimin e tij në mbledhjen tematike 100 ditë Qeveri.

Baby Boo