Kosovë: Ja sa është numri i rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 vi*ktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 891 raste të reja të inf*ektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:
#Bashkëiadalim
28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vd*ekjes. Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883. Në total numri i rasteve aktive është 25.797.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

Baby Boo