Kovaçevski: “Jemi në rrugën e duhur sa i përket lirisë së mediave”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me përfaqësuesen e OSBE-së për liri mediatike, Teresa Ribeiro, e shoqëruar nga shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja. Në takim u konstatua se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur sa i përket lirive dhe të drejtave të mediave, në përputhje me standardet ndërkombëtare në fushën e mediave. Është bërë e ditur se OSBE-ja ka bashkëpunim të rregullt, të hapur dhe parimor me institucionet e sistemit për të gjitha fushat që prekin liritë dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe fushën e medias.

Bashkë u vlerësua se media dhe sektori civil kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë, si dhe se liria e medias është çelësi i sigurisë dhe stabilitetit në çdo shtet. Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e gazetarisë objektive dhe profesionale, si dhe e shërbimit publik cilësor dhe profesional, me qëllim të informimit të saktë, të paanshëm dhe në kohë, me rëndësi për qytetarët. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e sigurisë së gazetarëve. Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria është e vendosur të respektojë dhe zbatojë standardet evropiane në fushën e mediave.

Baby Boo