Rritje e numrit të infektimeve me koronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Sipas këtij raporti, 728 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjithashtu vlen të theksohet se janë shëruar 99 pacientë dhe asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar në këtë periudhë.
Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Baby Boo