Kovaçevski: Do të jetë një vit i rëndë ekonomik, bashkë do ta tejkalojmë


Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video-mesazhi thotë se me pakon prej 26 masave dhe rekomandimeve rreth 400 milionë euro nga buxheti janë vënë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive.

“Fuqishëm po i subvencionojmë qytetarët për rrymë elektrike. E zgjidhëm problemin me ndrohjen në Shkup, i mbështetëm kategoritë e rrezikuara financiarisht për rrymë dhe blerje të produkteve bazë, përmes disa masave po i mbajmë çmimet e produkteve bazë stabile. Me pakon e re 26 masa, 400 milionë euro të buxhetit i çojmë drejt mbështetjes për qytetarët dhe kompanitë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri u bën apel qytetarëve dhe kompanive që të kursejnë resurset energjike.

“Njëkohësisht dua tu bëj apel qytetarëve dhe kompanive, që secili ka përgjegjësi për shpenzim racional të resurseve energjetike në kohë të krizës së madhe energjetike. Ky do të jetë një vit i rënd ekonomik, por fuqishëm besoj se bashkë do ta tejkalojmë”, thotë mes tjerash Kovaçevski.

Baby Boo