Zaevi: Nuk heqim dorë nga librat digjitalë, asnjë fëmijë nuk do të harrohet!


Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar, se Ligji për librat digjitalë nuk do të tërhiqet pas, por se është duke u plotësuar në disa elemente.
“Tërheqja e ligjit për librave digjital nuk do të thotë se heqim dorë nga ideja, por do të plotësohet në disa pjesë”, tha Zaevi.

Në pyetjen, se çfarë do të ndodh me fëmijët që nuk kanë aparaturë teknologjike, premtoi se nuk do të harrohet asnjë fëmijë.
“Këto mjete janë për qytetarët, dhe më shumë për fëmijët. Nuk do të lejojmë që një fëmijë të jetë i harruar sepse ka lindur në një familje me të ardhura të ulëta, apo se jeton në një vend rural”, tha Zaevi

Baby Boo