Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, shpehet i bindur se marrëveshja e arritur në Prespë për emrin e Maqedonisë do të marrë dritë jeshile në Parlamentin grek.
Në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Algemaine Ceitung, ai thotë se kjo marrëveshje do të marrë “ok” edhe nga disa deputetë të pavarur.
“Marrëveshjen me Maqedoninë veriore, për çdo rast do të kalojë në Parlament. Por, dua të sqaroj diçka: Po përpiqemi për mbi 150 vota dhe këtë do ta fitojmë. Gjithsesi se nuk jam parashikues, njerëz mund të vdesin, mund të ketë tërmete, por në kushte normale, nuk do të ketë absolutisht asnjë problem të marim këto 151 vota. Saktë i numërova. Është e vërtetë se grekë të pavarur nuk do të votojnë si parti, por ekzistojnë deputetë nga kjo parti të cilët konsiderojnë se marrëveshja është e mirë. Përskaj kësaj, ekziston edhe partia Reka, ku nuk konsiderojnë të gjithë deputetët se marrëveshja është e mirë, por në çdo rast disa prej tyre po”, thotë Kocias, duke shtuar se në Parlament nuk numërohen partitë, por votat e deputetëve.
Në intervistë, shefi i diplomacisë greke përmend edhe letrat kërcënuese, dhe kutitë me plumba dhe me gjak që kanë arritur tek ai, ndërsa në pyetjen a shëtit nëpër rrugë në Selanik pa truproja, Kocias thotë se ai personalisht po, por truprojat e tij nuk e lejojnë të vetëm.
Ndërkaq, anketat në Greqi tregojnë se 55% e qytetarëve atje janë kundër marrëveshjes me Maqedoninë, por kjo për MPJ-në greke, është një pasqyrim i gabuar.