Kostovski: Vendimi i Gazetës Zyrtare, në pajtim me ligjin


Drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, nuk ka marrë vendim, nëse do t’i publikojë marrëveshjen për emrin dhe ligjin e gjuhëve pa nënshkrimin e presidentit dhe nëse i pranon këto akte për publikim vetëm me nënshkrimin e kreut të Kuvendit. Ai tha për Alsat-M se një skenar i tillë është pothuajse i sigurt.

“Do t’i ndjek të gjitha rregulloret pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë, por më pas Ndërmarrja Publike Gazeta Zyrtare si institucion aspak nuk do të jetë pengesë për proceset progresive në të cilat fillon Republika e Maqedonisë”, deklaroi Martin Kostovski, drejtor i Gazetës Zyrtare.

Përgjigjja e Kostovskit vjen një ditë pasi kreu i Kuvendit Xhaferi tha se nëse Ivanovi nuk i nënshkruar të dy ligjet, ai me nënshkrimin e tij do t’i dorëzojë në Gazetës Zyrtare. Qëndrimi sugjeron se për këtë çështje ka një marrëveshje parimore mes partnerëve të koalicionit. Lideri i VMRO-DPMNE-që që dje njoftoi ngritjen e procedurës penale nëse ligjet publikohen pa dekret të nënshkruar nga kreu i shtetit,

“Ne e shohim se si Talat Xhaferi me një lehtësi të padurueshme thotë se do ta publikojë marrëveshjen me Greqinë dhe marrëveshjen për dygjuhësi pa nënshkrim nga Presidenti, i cili, paralajmëroj, paraqet vepër të re penale, përgjegjësia e të cilit nuk vjetrohet shpejtë dhe do të vijë dita, nëse bën një hap të tillë, që të ngrihet përgjegjësi për këtë dhe për shumë gjëra të tjera”, tha Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ekspertët në shumë raste kanë komentuar se sipas Kushtetutës ligjet shpallen me dekret, të nënshkruar nga Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit. Kjo do të thotë se publikimi eventual pa nënshkrimin e Ivanovit do të nënkuptonte shkelje të Kushtetutës. Por, në të njëjtën kohë, ekspertët argumentojnë se Kushtetuta tashmë është shkelur nga ana e Presidentit. Ai është i detyruar ta nënshkruajë dekretin nëse Parlamenti, për herë të dytë, ka shqyrtuar dhe miratuar një ligj me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, por megjithatë ai ka vendosur të mos e nënshkruajë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Baby Boo