Kostandinov fton deputetët e VMRO-DPMNE-së të përfshihen në proceset e ndryshimit të Kushtetutës


Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit të mbështesin amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Ai tha se Marrëveshja e Prespës e forcon dhe ruan identitetin maqedonas dhe hap perspektivën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE, që sipas tij, realizohen interesat strategjike të Maqedonisë.

“Kjo është edhe një mundësi për të gjithë deputetët, veçanërisht për ata të VMRO-DPMNE-së që të dalin nga matrica kriminale e Gruevskit dhe Mickoskit dhe të përfshihen në procesin e filluar në Kuvend që siguron ardhmëri në BE dhe në NATO, tha Kostandinov duke shtuar se tani pas përgatitjes së amendamenteve, ftojmë gjithë deputetët që të mbështesin të njëjtit.

Ai gjithashtu shtoi se bëhet fjalë për të ardhmen e vendit dhe apeloi se duhen lënë mënjanë kalkulimet e udhëheqësisë antiperëndimore të VMRO-DPMNE-së dhe të fokusohen tek e ardhmja e Maqedonisë dhe e të gjithë qytetarëve të saj .

Ai shtoi se marrëveshje më e mirë me Greqinë nuk mund të arrihet dhe për këtë arsye ata kanë përgjegjësi që ta zbatojnë Marrëveshjen e Prespës.

“Përgjegjësia ësjtë në duart tona. Së bashku le të sjellim vendimin për të ardhmen në NATO dhe në BE”, tha zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp.

Baby Boo