Kosovë,Jep dorëheqje ministri i Drejtësisë?


Mediat sot kanë raportuar se ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.

Por deri më tani ky lajm nuk është konfirmuar as nga Qeveria por as nga ministri Tahiri.

Megjithatë një burim Brenda PDK-së, parti kjo së cilës i përket ministri Tahiri konfirmon se dorëheqja e tij nga kjo pozitë është punë e kryer.

KosovaPress ka kontaktuar edhe zyrtarë të Qeverisë dhe vet ministrin Tahiri. Por askush nga ta nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Abelard Tahiri ishte emëruar ministër i Drejtësisë me rastin e formimit të Qeverisë Haradinaj në shtator të vitit të kaluar.

Ai të shtunën është parë bashkë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi gjatë një vizite që ka bërë në liqenin e Ujmanit që gjendet në veri të Kosovës.

Baby Boo