Kosovë, s’ka liberalizim të vizave deri në fund të vitit


U prit me padurim heqja e vizave për Kosovën. Por, me shumë gjasë lëvizjet e lira në Evropë pa viza për qytetarët kosovarë nuk do të ketë së paku deri në fund të vitit. Ky vendim mësohet se është thënë në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova. Aty nuk është rekomanduar heqja e vizave për kosovarët, por formimi i një komisioni të veçantë që pritet të vijë në Kosovë, për të monitoruar betejën e institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Baby Boo