Kosovari kundërshton presidenten: Asnjë shqiptar i Shqipërisë nuk ka luftuar për kroatët


Presidentja e Kroacisë, Kitarovic gjatë vizitës së saj në Tiranë ka falenderuar shqiptarët që ndihmuan kroatët gjatë luftës me serbët, përcjell Fakte.

E pas kësaj deklaratë kanv shpërthyer mediat serbe duke e cilësuar si shokuese deklaratën se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër nën armë.

Ndërkaq ka reaguar edhe kosovari Tomë Kaçinari, nga shoqata e vullnetarëve kroatë.

Ai në një intervistë për T7, ka komentuar deklaratat e Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar –Kitarovic të bëra gjatë vizitës në Shqipëri se mijëra shqiptarë kanë luftuar në anën e kroatëve.

Sipas tij, e vërteta është se në luftën e Kroacisë nuk kanë marrë pjesë shqiptarë nga Shqipëria.

“ E vërteta është më ndryshe, janë 2373 që kanë marrë pjesë në luftën e Kroacisë. 99 përqind janë shqiptarë prej Kosovës. Shqiptarë të Shqipërisë në Kroaci në atë kohë ne s’kemi pa. Kanë marrë pjesë shqiptarë të Kosovës që kanë jetu, që kanë vepru në atë kohë kanë në Kroaci” ka thënë ai.

Kaçinari po ashtu ka theksuar se një numër i madh i ushtarëve shqiptarë që shërbenin në Armatën Popullore të Jugosllavisë, u ishin bashkuar forcave kroate pas thirrjes së udhëheqësit kroat Franjo Tugjman.

Me këtë rast, shpjegon ai, ishte formuar edhe një brigadë shqiptare.

Bie në sy që gjatë vizitës në Kosovë, Presidentja e Kroacisë nuk kishte përmendur pjesëmarrjen e kosovarëve në luftën e atjeshme.

Baby Boo