Kosovari ‘fluturon’ në Veternik me 231 kilometra në orë, pasagjerët me britma i kërkojnë ta ndalë shpejtësinë


Një qytetar ka bërë vozitje të ‘çmendur’ në lagjen Veternik të Prishtinës.
Ai me veturën e tij të tipit Audi ka vozitur në 231 kilometra në orë, ku ka tmerruar edhe pasagjerët që i kishte në veturë.

Në videon e publikuar nga ‘Vrojtuesit e lagjes’, shihet se si pasagjerët i kërkojnë vozitësit të ndalë shpejtësinë, por ai nuk i dëgjon fare, duke rrezikuar jetën e të gjithëve.
Fatmirësisht kjo ‘çmenduri’ e këtij vozitësi nuk ka përfunduar me ndonjë aksident pasi pasojat do të ishin fatale.

Baby Boo