FOKUS: Sela mendon largimin, Taravari kreu i ri i ASH-së


Kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti, Ziadin Sela, është duke e menduar seriozisht dorëheqjen nga posti drejtues në partinë opozitare shqiptare, mëson Focus.

Nëse kjo ndodh, sipas informacioneve jozyrtare, është e sigurt se lideri i ri i partisë do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari aktual i përgjithshëm i partisë, Arben Taravari.

 

Sipas burimeve të mirëinformuara, Sela ka bërë të ditur se po mendon të tërhiqet para disa partiakëve të tij, përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, si dhe kolegëve politikanë nga partitë simotra në rajon.

Gjegjësisht, një takim të tillë ai dje ka pasur edhe me Tomor Alizotin nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në të cilin sipas burimeve tona ka ripërsëritur se po mendon të tërhiqet.

Nëse Sela definitivisht vendos që të mos kandidojë për një mandat të ri në kongresin e radhës të partisë të planifikuar për në mars, siç janë tani për tani, gjetjet tona tregojnë se pasardhësi i tij në pozitën udhëheqëse me siguri do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit.

Për të lexuar tekstin e plotë të Fokusi-t kliko KËTU

 

Baby Boo