Kosova shpenzoi kot mbi 1.2 milionë euro për Interpolin


Dështimi i sotëm i Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare të Policisë, Interpol, ka edhe kosto.

Qeveria e Kosovës që një kohë të gjatë një ndër temat kryesore me të cilat është marrë ka qenë anëtarësimi në këtë organizatë.

Madje kishin marrë vendim që të shpenzojnë 1.2 milion euro për lobim në shtete të ndryshme të botës që të anëtarësohet në Interpol.

Në tetor të këtij vitit, kabineti qeveritar kishte vendosur të ndajë 1.2 milion euro për këtë qëllim.

Baby Boo