Kosova nuk e fitoi betejën kundër korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit edhe gjatë vitit 2018, sikur edhe në vitet e kaluara, është potencuar nga institucionet e Kosovës si një prej angazhimeve kryesore. Bazuar raportet e organizatave joqeveritare, gjatë vitit 2018 janë shënuar disa rezultate, por beteja në këtë fushë, sipas tyre, mbetet ende e pa fituar.

Rezultatet e para të luftimit të korrupsionit gjatë vitit 2018, besohet se mund të ndërlidhen edhe me kriterin që Bashkimi Evropian u kishte vënë institucioneve të Kosovës, që të dëshmohen rezultate konkrete të luftimit të kësaj dukurie, për të përparuar në procesin e liberalizimit të vizave. Si rezultat, BE-ja kishte njohur përparimet në luftimin e korrupsionit, por megjithatë nuk liberalizoi vizat për qytetarët e Kosovës.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha për Radion Evropa e Lirë, agjencia të cilën e drejton edhe në vitin 2018 ka trajtuar një numër të madha të rasteve të dyshuara për korrupsion e konflikt të interesit.

Baby Boo